Protesta e ditës së shtunë ishte paralajmëruar e frikshme, për vetë faktin se askush nuk mbante përgjegjësi për atë çka do të bënin qytetarët.

Dhe kjo ishte një nga indiciet e para që të çon nëpërmend se protesta e opozitës do të ishte e dhunshme dhe mirë e planifikuar.

Siç edhe u tregua nga lidhja live një pjesë e mirë e protestuesve ishte pajisur me shkopa druri, që të bën të mendosh se ishte e organizuar, pse jo edhe për përplasje me policinë.

Edhe pse thanë se kjo protest nuk do të përfundonte pa rrëzimin e qeverisë, por që përfundoi edhe më para afatit të përcaktuar.

Bilanci i të plagosurve në këtë protestë vajti në 12 persona. Mes tyre 11 efektivë policor dhe 1 gazetar, kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike.

Nëse do të shohim me vëmendje videon e përplasjes së gazetarit me policinë mund të kuptosh nëse ai ishte në krye të detyrës si gazetar apo si një militanit i flaktë i PD dhe në krye të kësaj proteste.

Por pse Basha dështon gjithmonë në protestat kundër qeverisë dhe kundra Ramës? E gjitha ka të bëjë me PR (me strategjinë e komunikimit) që siç po duket është shumë e vakët dhe aspak nxitëse për të reaguar.

Një shprehje thotë: Me mashtrimin dhe gënjeshtrën janë ngritur shtete. Basha edhe nëse e ka të vërtetën nuk gjen dot formën për të rrëzuar askënd nga karrigia.

/AlpeNews.al