Një tifoz kroat, nuk i ka mbajtur do emocionet e kualifikimit dhe i ekzaltuar nga triumfi i Kombëtares së tij, ka hedhur divanin nga dritarja.

Video e festës së çmendur të tifozit kroat është duke bërë xhiron e internetit.

Ai më pas ka hequr edhe bluzën dhe e ka hedhur së bashku me divanin.

Të pranishmit në dhomë, që po gëzonin së bashku kanë mbetur të habitur nga veprimi i tij.

Kroacia e Daliçit arriti të kalonte në fazën çerekfinale, falë triumfit 4-3 ndaj Rusisë me 11-metërsha.