Jose Mourinhos nuk po i shkojnë punët mirë me Tottenham. Skuadra e tij sot ka humbur edhe sot kundër Southamptonit si mysafirë me golin e vetëm të Ings të shënuar në minutën e 17-të.

Një tjetër hap fals i “Special One” për ta mbyllur sezonin mes katër vendeve të para.

Jose Mourinho po vazhdon me dështimet e tij për rezultate me Tottenham.

Dështimi i tij i radhës vjen sonte ku skuadra e tij ka humbur me rezultat 1-0 në St Mary Stadium të Southampton.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Danny Ings në minutën e 17-të te ndeshjes.

Pas kësaj ndeshje, Tottenham mbetet në vendin e gjashtë më 30 pikë, duke humbur kështu një mundësi të mirë për të dal para Chelsea që dështoi sonte për të fituar kundër Brighton.

Kurse Southampton largohet dhe më shumë nga zona e rrezikut për të rënë nga liga pasi që gjendet në vendin e 11 me 25 pikë.