Interi ka bërë një ndalesë të papritur duke barazuar sot ndaj Kievos të vendit të fundit në renditje, pasi ka pësuar gol në shtesën e takimit nga “veterani” Pelisier, duke humbur ritmin e dy skuadrave që ka para në renditjen e Serisë A, Juventusin (-13) dhe Napolin (-8).

Kievo e nisi ndeshjen me shumë vrull, pasi kërkoi me çdo kusht të shënonte një gol të shpejtë duke përfituar nga pakujdesitë në prapavijën e zikaltërve. Por me kalimin e minutave, Interi rriti ritmin e lojës dhe kur shënohej minuta e 39, gjeti golin me Perishiç.

Në pjesën e dytë, loja ishte përsëri e hapur, me raste nga të dy skuadrat e me Interin që krijoi mundësi më të mira, por nuk arriti të mbyllte ndeshjen edhe pse Ikardi e Perishiç u shfaqën disa herë para portës kudnërhstare me raste të shkëlqyera. Ndaj në fund, barazimi i Pelisier në minutën e 91-të pas një tjetër përgjumje të prapavijës së Interit dukej thuajse si rezultati i pritshëm i një ndeshje tipike me shumë luhatje për zikaltërit.