Pas shumë vitesh si pjesë e Juventusit, Bufon mund të konsiderohet tashmë si lojtari më i ri i PSG-së. Pasi ka nënshkruar kontratën e re me klubin francez, legjenda italiane është shprehur i lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Është një krenari dhe kënaqësi e madhe që do të jem pjesë e PSG-së. Për herë të parë në karrierën time unë largohem nga vendi im dhe vetëm një projekt i tillë si ai i PSG-së mund të më bindte të merrja një vendim të tillë.
Me shokët e skuadrës dhe tifozët ne duam të dhurojmë emocione të mëdha në stadium, por edhe në gjithë botën ku mbështetet PSG-së, që e meriton të jetë një nga klubet më të mirë në Europë”, ka thënë në sajtin zyrtar Bufon.