Deputeti grek Nikos Nikolopoulos, i cili u shoqërua ditën e djeshme në Komisariatin e Sarandës pasi policit që e shoqëronte iu gjet një armë e padeklaruar në kufi ka folur për mediat greke.

Në deklaratën e tij, deputeti i Partisë Demokristiane u shpreh se ishte nisur për në ceremoninë e të 40-ave të minoritarit grek të vrarë Konstandinos Kaçifas por se rrugës për atje u ndalua nga policia shqiptare, e cila sipas tij nuk e mori parasysh pasaportën e tij demokratike.

“Pakica greke e pa pranuar e Shqipërisë ka nevojë të ngrejë flamurin grek por ndjehen të përndjekur. Greqia mbështet fuqishëm Shqipërinë Europiane dhe marrëdhëniet bilaterale miqësore. Kryeministri shqiptar, megjithatë edhe në ditën e funeralit të Kaçifës u kujdes për të bërë deklarata ndezëse duke i thirrur “derra” dhe “gomarë” ata që morën pjesë në funeral. Kam qënë në Komisariatin e Sarandës për pesë orë të tëra në mes të natës. Për arsye të pakuptueshme dhe injoruar pasaportën time diplomatike, ata më zvarritën në Komisariatin e policisë dhe u sollën sikur po përballeshin me një kriminel. Të njëjtin fat mos të them më keq kishte edhe djali që më shoqëronte. Natyrisht, pengesat e policisë fqinje nuk më tronditën dhe nuk më shpërqëndruan nga destinacioni im. Shkova në ceremoninë e të 40-ave për Kaçifën,”-tha deputeti grek.

Më tej, deputeti grek denoncoi se policia e kufirit, e cila sipas tij dhunoi grekët që tentuan të hynin në Shqipëri.

“Nuk mund të lë pa përmendur faktin që policët shqiptarë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë rrahur grekët në pikën kufitarë të Kakavijës dhe nuk u lanë të kalonin”, u shpreh deputeti grek.

Në fund, Nikolopoulos i bëri thirrje zëvendësministrit të Jashtëm Georgos Katrougalos që të merrte masa lidhur me sjelljen e autoriteteve shqiptare.

Deklaroj se qëndrimi çnjerëzor i shqiptarëve nuk do të mbetet pa u vënë re dhe prandaj i bëj thirrje zëvendësministrit të Jashtëm Georgos Katrougalos që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm lidhur me barbaritetin e shqiptarëve,”- u shpreh deputeti grek. (Shqiptarja.com)