Kolumbia i bashkohet Kombëtareve të tjera të cilat kanë bërë publike listën e tyre përfundimtare për Botërorin e Rusisë.

Megjithatë ka një detaj të veçantë që e bën kombëtaren kolumbiane ndryshe nga të tjerat dhe kjo është mënyra e prezantimit të futbollistëve që do të marrin pjesë në Botëror.

Nëpërmjet një klipi prezantues, secili lojtar i Kolumbisë ka thirrur emrin e shokut të skuadrës që do të luajë në turneun e Rusisë, derisa është plotësuar lista e plotë prej 23 futbollistësh.