Kjo ishte hera e parë që po fluturonte me parashutë dhe ai ishte mjaftueshëm i nervozuar. Por amerikani Chris Gurksy kaloi makthin e jetës. Piloti kishte harruar që ta lidhte tek mjeti fluturues dhe ai mbeti i varur.

Turisti ka postuar videon e kësaj eksperience pranë vdekjes gjatë një udhëtimi në Zvicër. “Qëndrova varur për 2 minuta e 14 sekonda. Jeta ime ishte në fije të perit. Ulja ishte e ashpër, por mbijetova opër të treguar historinë”.

Pasi u ul, ai u dërgua në spital ku bëri një operacion në dorë. Kyçi i dorës i ishte thyer pas kësaj eksperience horror. Pavarësisht kësaj eksperience, ai thotë se do të fluturojë sërish me parashutë pasi herën e parë nuk e shijoi pamjen.