Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në familjen Aga në kodër Vishnje, në Tiranë ku i uroi për shtëpinë e re, pasi mbetën pa banesë nga tërmeti i 21 shtatorit.

Kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj të cilit i kërkoi që në oborrin e shtëpisë së familjes Aga të rregullonte një kanal.

Rama: Tani e ke shtëpinë edhe të shtuar edhe mund ta xhirosh këtu.

Veliaj: Te oborri, te oborri.

Rama: Te oborri jo, po nuk rregullove atë rrugën ti. Nuk ka, nuk lëviz. Rregullo atë kanalin aty.

Veliaj: Sot do futemi në shtëpi njëherë, pastaj nesër…

Rama: Jo, sot u futëm në shtëpi. Nesër kanalin.

Veliaj: Vetëm Rifat, përtej humorit që bën kryeministri..

Rama: Jo nuk është humor ky, po rregullo kanalin.

Veliaj: Në afatgjatë ne nuk do të bëjmë më shtëpi në majë të një kodre.

Në vijim të batutave në familjen Aga, teksa i këshillonte vajzat dhe djemtë e familjes të studionin shumë kryeministri Rama tregoi një pasazh nga koha kur i biri Gregu merrte ndonjë notë jo të pëlqyeshme.

“Im bir dikur kur ishim në opozitë i kisha thënë ca herë ka bërë viktima fëmijët dhe kur merrte ndonjë notë të papëlqyeshme thoshte: Viktimë e sistemit mor ba”, tha kryeministri.

Teksa doli nga banesa Rama nuk harroi t’ia rikujtonte sërish kanalin kreut të Bashkisë.

Rama: Erion kanalin.

Veliaj: Kemi edhe disa punë të tjera po shyqyr që si vure re.

Rama: Atë vura re unë.