Shpesh në rrjete sociale, e sidomos në Instagram nisin sfida të ndryshme të cilat çojnë në nominimin e personave të tjerë duke vijuar kështu zinxhir. Sfida më e re e 2019 në Instagram nga vipat shqiptar është të tregojnë kuletën në këtë fillim viti, duke ekspozuar sa para kanë. Kësaj sfide i janë përgjigjur deri tani personazhe të njohur si këngëtaret Eneda Tarifa, Rozana Radi, Anxhela Peristeri etj.