Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, zhvilloi edhe një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm, Princin Faisal bin Farhan Al Saud.

“Diskutuam mbi mundësitë e shumta të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, transportit e tregtisë, mes tjerash. Po ashtu, sot nënshkruam edhe marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit”, tha Cakaj.

“Ramë dakord edhe për një varg masash për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nxitjen e mëtejme të investimeve”, vuri në dukje Cakaj. Sipas tij, bashkëpunimi strategjik në një sërë fushash të rëndësisë së posaçme sikurse lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë tutje.

“Princi Faisal bin Farhan Al Saud konfirmoi gatishmërinë e tij për të ndihmuar Shqipërinë në ballafaqimin me pasojat e tërmetit”, shprehet Cakaj.