Domagoj Vida, qendërmbrojtësi i Kroacisë, do të jetë rregullisht në fushë në gjysmëfinalen që Kroacia do të luajë kundër Anglisë mbrëmjen e 11 korriku.
Futbollisti ka përfunduar nën hetim nga FIFA pas deklaratës së bërë në përfundim të ndeshjes së fituar kundër Rusisë në çerekfinale. Në një video të postuar në Twitter, ai ka thënë: “Lavdi Ukrainës”.
Një thirrje kjo që nuk është pritur aspak mirë nga mediat vendase, por, gjithsesi, lojtari ka shpëtuar pa u lagur dhe të mërkurën në mbrëmje do të ketë mundësinë të ndihmojë kombëtaren e tij të sigurojë një vend në finale.