Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë arritur marrëveshje për krijimin e qeverisë së re. Edhe pse nuk ka ende emra, dy partitë kanë arritur një marrëveshje në parim. Vjosa Osmani tha se LDK do presë rezultatin final të numërimit, dhe kryeministri do t’i takojë partisë fituese.
“Diskutuam për mundësitë e bashkëqeverisjës. Folëm në nivel parimesh, jo detajesh. Treguam vullnetin e mirë për të qeverisur së bashku. Qeveria do të reduktohet sa i përket numrin të ministrive. Do punojmë në interest ë qytetarëve. Do krijojmë grupe punë dhe do presim rezultatin e votave deri në fund”, deklaroi Vjosa Osmani
Albin Kurti tha se dy partitë do të qeverisin bashkë dhe emrat e qeverisë do të bëhën publik së shpejti.
“Kosova ka humbur shumë kohë.Do I dalim zot qytetarëve. Jemi dakorduar që të kemi një dysheme prej 30% të përfaqësimit gjinor, minimialisht do kemi 30% gra minister. Do kemi shumë më pak ministri, shumë më pak zv.ministra. Do ngremë grupe për të harmonizuar programet tona. E uruam njëri tjetrin për gjithçka. Jemi pajtuar që do të qeverisim bashkë. Nuk kemi diskutuar për emrat e përveçëm të ministrave. Nuk kemi ende rezultat konkret për emrat të caktuar”, deklaroi Albin Kurti
PDK është në opozitës, kjo nuk ndryshon, tha Albin Kurti.