Ardhja e Maurizio Sarrit te Chelsea nuk ka ndryshuar asgjë në synimet e Willian. Braziliani e konsideron të përfunduar aventurën e tij me ‘blutë’e Londrës, ndaj dhe kërkon të nisë një eksperiencë të re që është Barcelona.
Këta të fundit, të shtyrë edhe nga dëshira e lojtarit, kanë bërë një tjetër ofertë për Chelsean, tashmë të përmirësuar në 61 milionë Euro dhe presin me optimizëm një përgjigje pozitive.

Kjo është oferta e tretë nga katalanasit të cilët e nisën me 55 milionë euro, më pas me 59 dhe tashmë 61 milionë Euro, ndërsa do të jetë shumë e vështirë për drejtuesit e klubit anglez, që të frenojnë dëshirën e Willian për t’u larguar. j.j