Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qenë në fshatin Flloq të Korçës, ku ka vizituar nga afër banorët e prekur nga tërmeti.
Xhaçka u shpreh se dhjetëra familje në këtë zonë janë në vështirësi.
Ajo shtoi se MM po punon për të mbështetur mesa mundet banorët e prekur, me ushqime, ilaçe dhe strehim.
Ministrja Xhaça theksoi se Ministria e Mbrojtjes do të japë ndihmë edhe në rimëkëmbje të shtëpive.
Xhaçka tha se do të dëmshpërblehet çdo banor i prekur nga tërmetet.
Ministrja e Mbrojtjes tha se situata eshte e veshtire, por po menaxhohet me se miri!
“Një zotim dua ta bëj, edhe në emër të qeverisë dhe të kryeministrit i cili nesër do të vijë vetë.
Ne do të ngremë çdo shtëpi që është shembur dhe do të dëmshpërblejmë cdo banesë të dëmtuar për të rikthyer normalitetin në këto komunitete.
Kjo fatkeqësi na ndodhi edhe për Bajrami.
Zoti i ka sytë këtu dhe nuk ka sesi mos i kemi dhe ne, vëmendja jonë është tek këta banorë deri në rimëkëmbjen e plotë të tyre”, premtoi ministrja e Mbrojtjes para banoreve te demtuar nga termetet..
Më herët, Xhaçka mori pjesë edhe në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile!
Xhaçka kërkoi nga institucionet vendore koordinimin e duhur për t’u ardhur në ndihmë banorëve.