Zëvendëspresidenti i Inter dhe legjenda e klubit zikaltër, Javier Zanetti ka replikuar me trajnerin e përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini, në lidhje me deklaratën e teknikut italian, sipas të cilit më shumë futbollistë italianë duhet të luajnë në Seria A.

Një qëndrim ky i Mancinit që ka gjetur menjëherë reagimin e drejtuesit të Inter. “Pavarësisht kombësisë, unë mendoj se talenti duhet shpërblyer”, deklaroi Zanetti.

“Pas dështimit në misionin për tu kualifikuar në Kupën e Botës, është e nevojshme të punohet për të përmirësuar nivelin e të rinjve të Italisë”, dakordësoi Zanetti teksa u shpreh për ANSA.

“Mancini ësht ëpadyshim personi i duhur për këtë gjë.

Por, në kampionat, pavarësisht kombësisë, unë mendoj se talenti duhet të shpërblehet. Me pak fjalë, luan ai që është më i miri. Kombëtarja e Italisë duhet të ringrihet dhe i duhen të rinjtë më të mirë.

Ne jemi të gjithë të lumtur kur ka futbollistë të mirë italianë në fushë, reflekton mirë në sistemin e akademisë së klubit”, deklaroi Zanetti.