Opozita ka vendosur që do të vijohet me protesta deri sa Bashkimi Europian të marrë vendimin për fatin e negociatave. Ky ka qenë përfundimi i diskutimeve në grupin Parlamentar të PD dhe LSI-së.
Të dyja forcat kryesore në opozitë kanë marrë vendimin final për të mos e bojkotuar Parlamentin por që do të protestohet deri më 28 qershor, kohë kur pritet edhe vendimi i BE-së mbi fatin e integrimit të Shqipërisë. /TemA