Kryeministri Edi Rama i kërkuar një qytetareje e cila ende qëndronte në pallat që të dalë nga aty dhe të marrë bonusin e qerasë, pasi godina në të cilin ajo jeton është dëmtuar nga tërmeti.
“Zbrit poshtë, hajde zemër. O Zot!”- është drejtuar kryeministri Rama banores që po qëndronte ende në pallat.
“Hajde. Bëni plaçkat, do t’ju marrin t’ju çojnë në hotel deri në momentin që gjeni një shtëpi me qira.”-tha Rama.
Nërkohë Rama ka debatuar dhe me disa banorë të tjerë që nuk donin të dilnin nga pallati.
Rama: Pse rrini aty? Të shkoni aty ku ju kemi thënë
Banorja: Kemi ikur se nuk ka vende
Rama: Të merrni bonusin e qirasë dhe të shkoni. Hajde se ju nxjerrim ne me polici.