Projekt i ri i Napolit nis nga Carlo Ancelotti, i cili rikthehet në Serie A pas shumë vitesh.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka arritur të bindë strategun italian për të cilin ka hapur dhe arkën.

Sipas “Sky Sport”, kontrata është deri në vitin 2021 me 5 milion euro në sezon për Ancelottin, i cili do ketë objektiv të rrëzojë nga kreu dominimin shumëvjeçar të Juventusit.

Gjithashtu Ancelotti do të ketë në dispozicion edhe shpenzime të tjera, ku pritet të bëhen blerje të bujshme.

Napoli duket se do të bëjë merkato të fuqishme, duke sjellë në “San Paolo” yje si Benzema, Vidal, Balotelli apo David Luiz.