Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro duke folur gjate nje konference shtypi ku kane dhene detaje mbi festivalin Kaba 2.0, qe do zhvillohet ne Korce e do marrin pjese grupe te njohura si Fanfara Tirana, Transglobal Underground dhe te ftuar me fame si Vinicio Capossela./r/n/r/nMinister of Culture Mirela Kumbaro speaking during a press conference where they revealed details on the festival Kaba 2.0, to be held in Korca will participate known groups as Fanfara Tirana, Transglobal Underground and global known singer Vinicio Capossela .

PS është përfshirë në ethet e brendshme për zgjedhjet e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të qershorit. Gjatë një interviste për ‘Gazetën Shqiptare’, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është pyetur në cilësinë e deputetes së qarkut, nëse i ka tashmë PS-ja kandidatët për Bashkinë Gjirokastër dhe Bashkinë Përmet. Ja si përgjigjet ajo

“Ende jo, sepse ky është proces që vazhdon, proces që ka nisur që pas zgjedhjeve lokale të 2015, proces vëzhgimi, bashkëpunimi, por edhe kontestimi, sepse në të dy këto bashki qeverisja lokale ka lënë shumë për të dëshiruar. Në të dy këto njësi vendore bashkitë janë kthyer në histori personale elektorale të kryebashkiakëve. Pikërisht për këtë qeveria ka qenë dhe është shumë e pranishme me investime dhe ndërhyrje të drejtpërdrejta për të kompensuar shërbimet e munguara nga bashkitë, por edhe për të siguruar zhvillim të zonës, çka është tashmë evidente nga Përmeti në Gjirokastër.

E them këtë me bindje e përgjegjësi duke qenë se e ndjek nga shumë afër Qarkun dhe jam në kontakt të përditshëm edhe me përmetarët edhe me gjirokastritët. Dhe nuk kam as dyshimin më të vogël se kandidatët e Partisë Socialiste, do të jenë fitues jo vetëm për figurën personale, por edhe sepse do të përfaqësojnë forcën që ka treguar se fiton me program dhe punë për të gjithë, e jo vetëm për militantët e kryebashkiakëve aktualë”