Baza e Partisë Demokratike ka filluar zgjedhjet, të cilat po përfundojnë me votimin e kryetarëve të degëve. Zgjedhje, të cilat janë të kontesueshme, por për Lulzim Bashën nuk ka rëndësi procesi, për të ka rëndësi themelimi dhe forcimi i asaj që mund të quhet nesër nga Partia Demokratike në Republikën e Re.

Pas “fitoreve plebishitare” në shumicën e degëve sin ë Korçë, Fier, Lushnje, Durrës dhe gjetkë edhe në Shkodër Ramiz Çobaj ka gjetur Namikun e tij.

Ramizi ka gjetur Namikun ashtu si kundër në vitet ’90 Ramiz Alia gjeti Namik Doklen, si rival për president Republike.

Megjithëse nga dega e PD-së në Shkodër ishin shumë emra, mes tyre potenciale të vlefshme për PD-në, ata janë hequr ndaj Ramiz Çobajt i është lënë gara e hapur për t’i vënë një rival që ai mund ta mundëte lehtësisht.

Kandidati përballë Ramiz Çobajt do të jetë Xhevdet Amuli, ndërsa zgjedhjet pritet të mbahen ditën e nesërme në orën 10.30, tek kinema “Millenium”.

E Lulzim Bashës i duhet një Ramiz në Shkodër. Një Ramiz nga ata oficerët e drejtimit të dikurshëm që po e sjellim më poshtë.

Është një dokument që tregon se kush është në fakt Ramiz Çobaj. Ramizi i vërtetë i Lulzim Bashës që pritet të zgjidhet kryetar i PD-së në Shkodër.(CNA.al)