Për ministrin e Turizmit Blendi Klosi, dy objektivat kryesorë të PS në këto zgjedhje janë realizuar, pasi zgjedhjet u bënë më 30 qershor dhe janë me standarde.

“Objektivat kanë qenë dy, realizimi i zgjedhjeve me standarde dhe bërja e tyre më 30 qershor. Objektivat e tjera po i ndiqni, janë transparente. Sapo kthehem nga Berati ku pothuajse është arritur numri i votave të 2017, kjo është arritja kryesore. Pjesëmarrja është e konsiderueshme, detyra jonë ka qenë zgjedhje të ndershme e transparente.

Qytetarët mbështesin forca të ndryshme politike. Ka qenë zgjedhje e PD të mos jetë në garë, kur ti gjeni pyetini pse nuk morët pjesë na garë. Gjithçka është transparente në syrin e kamerave, asnjë s’ka kërkuar manipulimin e shifrave. Për ne objektivi është realizuar, bërja e zgjedhjeve më 30 qershor. Ashtu si e keni dëgjuar me mijëra herë zgjedhjet u realizuan më 30 qershor”, u shpreh Klosi për mediat pasi hodhi votën në qendrën e votimit.