Fenomeni më i ri që po ndodh në Tiranë këto ditë është zhdukja e bishtave të lopatave. Nëse dikush ka nevojë të shkojë tek Unaza e Re, apo dyqane të tjerë për të blerë një bisht lopate, do të zhgënjehet.

Ka një javë që çmimi i tyre u rrit në qiell dhe tanimë nuk gjenden. Një nga dyqanet që shet vegla pune tek rruga për në Kombinat, thotë se ia kanë blerë me shumicë gjithë furnizimin dy vetë.

Dëshmi të tilla gjen dhe në dyqane të tjera. Me sa duket, shpenzimi i vetëm i Bashës për të shtunën qenkan bishtat e loptave. Nuk është keq, se mund të kishin prerë dhe drurët nga liqeni.