Pas largimit nga Reali, të shumë ishin zërat që e lidhnin trajnerin Zinedin Zidan me stolin e kombëtares franceze. Por, është vetë presidenti i federatës franceze të futbollit, që në një intervistë për radion “RMC”, se trajneri aktual Deshamp, do qëndrojë sipas kontratës, deri në vitin 2020.
“Deshamp ka një kontratë me ne deri në vitin 2020. Ai do të qëndrojë, sepse nuk ka asnjë klauzolë që e përjashton. Pas këtij viti do të shohim se çfarë do të ndodhë me të”. I pyetur më pas për mundësinë që ka Zidane për të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje, kreu i qeverisë së futbollit transalpin theksoi se është më mirë që t’i jepet fund kësaj situate, pasi ai nuk ka komunikuar në asnjë mënyrë me ish-trajnerin e Realit të Madridit për këtë çështje.