Sadio Mane është një nga emrat më të përfolur për merkaton e verës. Senegalezi i cili ka shkëlqyer këtë sezon përflitet si një nga përforcimet e mundshme për Realin e Madritit sezonin e ardhshëm. Trajneri i spanjollëve Zidane është i vendosur të përforcojë ekipin e tij me “galaktikë” dhe Mane është i pari në listën e dëshirave të francezit.
Pas një sezoni të dështuar,presidenti Fiorentino Perez i ka lënë dorë të lirë francezit në merkato me objektivin për të kthyer madrilenët kompetitiv në të gjitha frontet. Pengesa më e madhe për momentin është Jurgen Klopp.Trajneri i Liverpulit nuk dëshiron ta shesë një nga lojtarët e tij më të mirë, por ndonjë ofertë e majme mund t’i bëjë drejtuesit e “The Reds” të lëkunden.
Në sezonin aktual Sadio Mane ka realizuar 20 gola në të gjitha kompeticionet.