Shqiptarët janë të talentuar, madje mbajmë disa kombëtare me futbollistë. Yjet e futbollit shqiptarë janë bashkuar në Zvicër në festivalin “Alb fest”. Një koncert i madh që ka mbledhur këngëtarët më të mëdhenj të trojeve tona.

Një foto e sh[ërndarë në rrjetet sociale nga Valon Berisha sheh të bërë bashkë disa nga futbollistët më të talentuar të trojeve tona. Xherdan Shaqiri (Zvicër), Amir Abrashi (Shqipëri) së bashku me Milot Rashicën Florent Hadërgjonajn, Hekuran Kryeziun dhe Valon Berishën (Kosovë) kanë shijuar shfaqjen e madhe.

Mbishkrimi i lojtarit të Lazios është dhe më i bukur. “Back Street Boys (albanian style), shqiponja na bashkon”.