Punësimi në vendin tonë vijon me ritme të shpejta. Sipas shifrave të publikuara në pasqyrën e qeverisjes, në një javë vihet re se ka një rritje të ndjeshme të punësimit nga zyrat e punës, duke shkuar në 579 të punësuar brenda 1 jave, (20-26 korrik 2018).
Sipas informacionit zyrtar, gjatë kësaj jave janë punësuar 16 persona në Berat, 76 në Durrës, 96 në Fier, 35 në Korçë, 12 në Dibër, 24 në Elbasan, 12 në Gjirokastër dhe 66 në Kukës. 17 janë të punësuar në Lezhë, 60 në Shkodër, 72 në Tiranë dhe 93 në Vlorë. Pra në total janë 579 të punësuar në 1 javë.