Të dielën në orën 20:45 Shqipëria do të presë në stadiumin e ri Kombëtar “Air Albania” përfaqësuesen në ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Europian 2020.
Në një deklaratë për mediat Raphael Varane dhe trajneri Deschamps, i cili ka konfirmuar një mungesë të madhe për ekipin e “Gjelave”.
Kinsgsley Coman është i dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për tu aktivizuar në takimin e nesërm.
“Comani nuk është i disponueshëm, kështu që morëm vendim që ai të jetë i gatshëm për klubin e tij, Bajernin e Mynihut”, tha Deschamps.
Një lajm mjaft i mirë për Kombëtaren tonë, pasi një lojtar si Coman mund të hapte jo pak probleme mbrojtjes kuqezi.