Keylor Navas zyrtarisht është pjesë e Paris Saint-Germainit.

Portieri nga Kosta Rika ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin nga kryeqyteti francez deri më 30 qershor 2023.

Navas është lojtari i parë që vjen nga Kosta Rika në historinë e klubit të Paris Saint-Germain.

Në Spanjë ai kanë luajtur te Albacete (2010-2011, 36 ndeshje), më pas në Levante (2011-2014, 70 ndeshje), për tu bashkuar pastaj te Real Madridi. Keylor te Real Madridi bëri 162 paraqitje.

Ai fitoi çdo gjë që fitohet me këtë klub, përfshirë edhe 3 Liga të Kampionëve.