Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka publikuar listën përfundimtare të 23 futbollistëve për Botërorin Rusia 2018, në të cilën nuk mungojnë edhe yjet me origjinë shqiptare.

Në eventin më madhështor të futbollit botëror do të luajnë 4 shqiptarë: Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Albian Ajeti, sulmuesi shqiptar që e refuzoi Kombëtaren e Shqipërisë për të luajtur për atë të Zvicrës, nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës Rusia 2018.

Albiani, i cili është vëllai i mbrojtësit të Kombëtare së Shqipërisë, Arlind Ajetit, i shënoi 17 gola në 32 ndeshje me fanellën e Baselit dhe u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës zvicerane.

Ja lista e lojtarëve të Zvicrës: