Zv.sekretari për Bashkëqeverisjen e Aleancat në PS Petro Koçi ka akuzuar Lulzim Bashën se nuk ka të drejtë të shesë moral përballë Valdrin Pjetrit, pasi nuk ishte 20 vjeç kur v rau 4 vetë në mes të bulevardit më 21 janar.

Koçi thotë se Valdrini është më i ndershëm se Basha me dorëheqjen e tij, gjë të cilin Lulzimi nuk e bëri pas 21 janarit dhe pas pas akuzës së prokurorisë për vjedhjen e Rrugës së Kombit.

“Valdrini mban pergjegjesi te pashlyeshme ndaj publikut dhe PS per ate qe duket deri tani si nje naivitet vetevr ases per mosdeklarimin e episodit rendues studentor.

Kete episod zoti Basha e konsideron nje dhurate politike.

Por Basha ska asnje te drejte te shese moral perballe zotit Pjetri.

Sepse Basha nuk qe 20 vjec ne drejtimin e MB kur shteti vr au 4 vete mes bulevardit ne 21 Janar.

Valdrini te pakten eshte me i ndershem se zoti Basha me doreheqjen e tij dhe shqiptimin publik te rastit.

Gje qe zoti Basha nuk e beri as pas 21 Janarit e as pas akuzes se prokurorise per shperdorimet shumemilioneshe ne rrugen e Kombit”, reagon Koçi.