Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi pasi akordi mes palëve është arritur, kjo është një prej goditjeve më të mëdha që skuadra “bardhezi” ka arritur këtë sezon.
Matthijas De Ligt do ta vijojë karrierën e tij tek skuadra e “Zonjës së Vjetër”.
Fabio Paratiçi dhe Mino Raiola do të nisen drejt Amsterdamit për të firmosur gjithçka klubin aktual dhe 19-vjeçarin holandez. 70 milionë euro do të kalojnë në arkat e Ajax-it dhe 11 të tilla në xhepat e agjentit të lojtarit, ndërsa ky i fundit do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me 12 milionë euro rrogë sezonale (8 fiks dhe 4 në formë bonusesh). Ndërkohë është përcaktuar edhe klauzola prej 150 milionë eurosh.