Kastrioti është një ndër ekipet që do të luajë në elitën e futbollit shqiptar gjatë sezonit të ardhshëm.

Kjo pasi skuadra krutane bëri një kampionat fantastik në Kategorinë e Parë, duke dominuar që nga fillimi i tij në Grupin A. Megjithatë rrugët e Kastriotit dhe trajnerit shkodran, Samuel Nikaj, janë ndarë në fundin e këtij suksesi.

Marrëveshja mes tyre është mbyllur dhe tashmë Kastrioti ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Elvis Plori do të jetë trajneri që do të drejtojë këtë skuadër për aventurën në Superiore.