Nora Malaj duket sërish shumë e shqetësuar.
Ish-deputetja e LSI-së, thekson se fatkeqësisht shteti nuk ekziston për të zgjidhur hallet e të varfërve.
Malaj thotë se po shtohen divorcet dhe shteti nuk po ndërhyn.
“Fatkeqësisht shteti nuk ekziston më, nuk ka më as veshë për të dëgjuar, as sy për të parë dhe as mundësi për të kontribuar se buxhetin tashmë e ka çuar në drejtim të paditur dhe për këto raste ka ngritur duart përpjetë.Ndërkohë që çdo ditë vendi po përballet me një situatë pasigurie dhe terrori që nga atentati i porositur i mbrëmshëm i prokurorit të Durrësit deri te aksidentet masive rrugore që përfundojnë me marrjen e jetës së njerëzve”
Fakti më shqetësues janë pasojat që vuajnë fëmijët.
Masat e pensionit ushqimor 7 mijë lekë në muaj rezultojnë diskriminuese në çdo rast dhe nuk përfaqësojnë kurrësesi interesat më të larta të fëmijëve”, thotë Malaj.
Sipas Malaj, familja shqiptare po pëson krizën e saj më të thellë ekonomike, sociale, morale dhe integrale dhe gruaja është ajo që po e vuan më shumë.