Muri i Berlinit mbush sot 57 vita nga dita e ndërtimit të tij duke i vënë nje barriere të ngurtë që do ndante jo vetëm Gjermanin por do mbante gjysmën e Europës në errësirën e regjimit komunist.

Muri filloi të ndërtohej në 13 Gusht 1961 dhe mbaroi në datën 24 Gusht 1962. Mur u ndërtua nga Gjermania Lindore, dhe ndau Berlinin në dy pjesë, pjesa perëndimore dhe pjesa lindore sepse banorët e këtij shteti po emigronin drejt Gjermanisë Perëndimore.

Edhe pse muri u ndërtua, 5000 vetë arritën të arratisen drejt Gjermanisë Perëndimore. Shifrat për numrin e atyre që u vranë deri në shembjen e Murit janë të ndryshme. Prokurorët e Berlinit thonë se 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin.

5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor. Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisjeje nga Gjermania Lindore.

Shembe këtë mur

Në janar të vitit 1989 filluan revolucionet demokratike në Poloni dhe Hungari. Pas vetëm dy muajsh, në mars të vitit 1989, qeveria komuniste polake dhe qeveria komuniste hungareze u dorëzuan, duke ia lënë vendit qeverive demokratike.

Edhe në Gjermaninë Lindore banorët donin t`i jepnin fund sundimit 51-vjeçar komunist. Të nxitur nga revolucionet në vendet afër tyre, ata filluan protesta masive në maj të 1989 derisa, në 9 Nëntor 1989, qeveria e Gjermanisë Lindore lajmëroi që banorët e tyre mund ta vizitonin Gjermaninë Perëndimore.

Në qershor të vitit 1963, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy vizitoi Berlinin Perëndimor, ku mbajti një fjalim të fuqishëm kundër ngritjes së Murit.“Në botën e lirisë, prononcimi më me krenari ishte “Jam berlinez”.

Në vitin 1987, një tjetër president i Shteteve të Bashkuara, Ronal Reagan, vizitoi Berlinin, nga ku i bëri thirrje udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, t’i jepte fund ndarjes së qytetit.

“Sekretar i Përgjithshëm Gorbachev, nëse synon paqen, nëse synon begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse synon liberalizimin, eja tek kjo portë. Zoti Gorbachev, hape këtë portë. Zoti Gorbachev, shembe këtë mur” tha Reagan.

Në tetor të vitit 1989, Mikhail Gorbachevi vizitoi Berlinin Lindor me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Gjermanisë Lindore ku u bëri thirrje udhëheqjes gjermano-lindore të bënin hapjen drejt perëndimit.

Ky vit, përkon shënon 29 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, një ngjarje që është bërë simboli i rënies së komunizmit të Evropë, por nuk do të harrohet kurrë ngjarja e barrjerës mes Gjermonisë, muri famëkeq i Berlinit.

Shembja e Murit të Berlinit do shënonte fundin e komunizmit në Europë, pasi dhe Shqipëria dy vite më vonë doli nga izolimi 45 vjecar i regjimit komunist.