Studimet kanë treguar se truri ynë është më i prirur të perceptojë emocionet negative se sa ato pozitive. Megjithatë ka një zgjidhje dhe mjaftojnë 6 minuta stërvitje në ditë, 3 në mëngjes e 3 pasdite.

Autori Dominik Spenst në librin e tij “6 minuta në ditë për të gjetur lumturinë) sugjeron që për 6 muaj të fokusoheni 6 minuta në ditë tek aspektet pozitive të jetës.

Po si konkretisht?Rutina e mëngjesit/3 minuta në mëngjes mendoni me energji për ditën që keni para dhe listën e prioriteteve.

Shpreh mirënjohjen/Faleminderit sepse… Ke njëmijë arsye për të qenë mirënjohëse. Pa mendohu pak dhe do t`i gjesh sa hap e mbyll sytë.

Si ta bësh çdo ditë speciale/Edhe këtë e di vetëm ti. Mos prit nga askush tjetër të të bëjë të lumtur, sepse e ke gjithçka vetë në dorë.

Unë dua të jem/Çdo ditë shkruaj në ditar: “Unë dua të jem…”. Dhe një ditë do ta arrish.