900 emigrantë që ndodheshin në bordin e një anijeje të rojave bregdetare italiane zbarkuan sot në portin siçilian të Katanias, njoftoi një fotograf.

Këto zbarkime ndodhën pas nisjes drejt Spanjës të anijet humanitare “Aquarius”, e OJQ-së franceze “SOS Mediterrane”, që kishte mbetur me 629 migrantë në bord në pritje për më shumë se 72 orë, pasi Italia dhe Spanja refuzuan të hapnin portet e tyre.

“Pjesa më e madhe e 900 migrantëve që zbarkuan në Katania ishin nga Eritreja. Anija transportonte gjithashtu rreth 200 minorenë, me të cilëve më i vogli një bebe tremuajshe”, theksoi OJQ-ja “Save the Children”.J.J