Nga Klaudia Malaj/

Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke liruar ish Kryeprokurorin Adriatik Llalla nga “sita”e Vettingut, një nga elementët kyç të Reformës në Drejtësi, ku çdo gjyqtarë dhe prokurorë duhet ta kalojë. Ish-Kryeprokurori Llalla hoqi dorë “vullnetarisht” për të mos u emëruar në Gjykatën e Apelit, dhe si rrjedhim ka mbetur jashtë dyerëve të sistemit të drejtësisë.

KPA, pas tre seancave dëgjimi, ku dukej se po ja bënte të vështirrë ish-Prokurorit të Përgjithshëm situatën, në fund foli pro tij dhe e liroi nga procesi i Vettingut.

Sakaq Adriatik Llalla do të mbetet jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite duke mos u zgjedhur në asnjë funksion.

Ende nuk dihet se kur Llalla do të do të përballet në Gjykatë me këto akuza, pasi dosja me emrin e tij është e hapur dhe pret të nisin hetimet.

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë e ka cilësuar ish-Prokurorin e Përgjithshëm si një nga penguesit e “Reformës në Drejtësi” dhe “Peshku i madh”. Por, me këtë vendim, Reforma në Drejtësi mbështeti atë që konsiderohej nga të gjithë si një nga njerëzit me dosjet më problematike dhe se duhej të jepte përgjigje për pasurinë e rritur në mënyrë të frikshme dhe për jetën e luksit që po shijon familjarisht.

Por, historia nuk mbaron këtu. Ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka ende dosje të hapura me drejtësinë shqiptare.

Mbi të rëndojnë 4 akuza:

“Shpërdorim detyre”.

“Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”

“Pastrimit të produkteve të veprës penale”

Dhe ajo e “Fshehjes së pasurisë”

Hetimet nisën në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u transferuan në Prokurorinë për Krimet e Rënda në Tiranë. Ende drejtësia nuk ka thënë fjalën e duhur. /AlpeNews.al