Shyhrete Tahiri-Sylejmani, e mbijetuar e përd hunimeve gjatë luf tës në Kosovë, dorëzoi të hënën kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme të Kosovës, duke u bërë kësisoj gruaja e dytë pas zonjës Vasfije Krasniqi Goodman, e cila rrë fen publikisht për kri min e përd hunimeve.
Zonja Tahiri – Sylejmani, tha se ka vendosur që publikisht të kërkojë drejtësi.
“Sot jam këtu të ndaj me ju dhimbjen që e kam në shpirt edhe përfaqësoj të gjitha nënat, vëllezërit, motrat, bijat që e kanë dhimbjen e njëjtë si unë, të ju jap kurajë edhe atyre. Nuk është e lehtë aspak, asnjëherë. Mendo atë dhimbje të shpirtit që thyen zemrat dhe nuk bëhen asnjëherë më bashkë. Jam këtu të kërkoj drejtësinë time”, tha zonja Sylejmani.
Feride Rushiti nga Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës, shprehu shqetësimin e saj për mungesën e drejtësisë, dora e së cilës ende nuk arriti autorët e këtij kr imi.
“Me kompetencë të plotë them se në periudhën e OKB-së por edhe në periudhën e EULEX-it, këto kri me kanë mbetur të pandëshkuara. Prandaj jemi mbledhur këtu për të kërkuar drejtësi për 20 mijë gra, burra, vajza dhe djem që kanë përjetuar këtë kr im, tme rr, tort urë, keqtrajtim gjatë periudhës së lu ftës”, tha zonja Rushiti.
Në mars të vitit 2014, parlamenti i Kosovës kishte miratuar ndryshimet ligjore për njohjen e statusit të të mbijetuarve të përd hunimeve, ndërsa ky status u njoh nga një komision qeveritar tek në fund të vitit 2017 kur edhe u caktua një pension prej 230 eurosh.
Në muajin shkurt të vitit 2018 autoritetet në Kosovë hapën procesin e verifikimit të statusit të personave të mbijetuar të përd hunimeve gjatë luf tës në Kosovë, një proces që pritet të zgjasë 5 vjet.
Veprimtarët humanitar shpresojnë që hapja e procesit ka hapur mundësinë për zbulimin e rasteve të panjohura e të fshehura deri tash të të prekurve nga kjo formë e kr imit të luf tës, që ngurrojnë të dalin sheshazi ende nga frika e stigmatizimit por edhe dëshpërimi me faktin se deri tash askush nuk është dë nuar për këtë kr im. (voa)