Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës ku ka humbur jetën një person
Sipas informacioneve Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Sabah Maçi, 25 vjeç, lindur në Has dhe banues në Angli.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:40 në autostradën Durrës-Tiranë, ku 25-vjeçari që ishte kthyer nga Anglia, duke drejtuar mjetin tip “Mercedez Benz”, me pasagjer shtetasin e huaj pakistanez N.R., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin B.Ll.