Dy automjete janë përplasur mesditën e sotme në segmentin rrugor Levan-Fier.

Automjetet njëri tip ‘Benz’ dhe tjetri tip’Toyota’ janë janë përplasur me njëri-tjetrin, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve një është në gjendje të rëndë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.Si pasojë e përplasjes është shkaktuar trafik i rënduar në këtë segment rrugor.