Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një pikë karburanti në aksin rrugor Papër-Peqin.
Burimet paraprake bëjnë me dije se për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar nga aksidenti.
Banorët e zonës bëjnë me dije se aksidentet në këtë aks janë të shpeshta. Në dy muajt e fundit janë regjistruar dy aksidente në aksin Papër-Peqin.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentetit. /G.Gj/Lexo.al/