Dy persona, burrë dhe grua janë aksidentuar në Lezhë, pasi motori me të cilin po udhëtonin është përplasur nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 minuta në kryqëzimin e Gjadrit. Ambulanca ka transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën çiftin që mbeti i plagosur. Pas mbërritjes në Spital drejtuesi i motorit nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet, ndërsa është marrë në pyetje drejtuesi i makinës që përplasi motorin.