Një akisdent raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në autostradën Elbasan-Tiranë.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetër në afërsi të tunelit të Kërrabës, ndërsa janë plagosur 2 persona.
Të lënduarit janë dërguar në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet lagjështia në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.Policia në vendngjaarje vijon hetimet.