Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë, në afërsi të qendrës së kryeqytetit.
Një makinë e tipit fuoristradë “Benz” ka fluturuar në trotuarin që ndodhet në ndërtim në zonën e njohur si “Shallvaret”, raporton Newsbomb.
Mësohet se nuk ka patur asnjë të plagosur fatmirësisht, ndërsa policia ka nisur hetimet.