Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti masiv në autostradën Tiranë-Durrës.

Dy të lënduarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë transportuar në Spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 13:50, ku janë përfshirë disa automjete. Bëhet me dije se nga përplasja e automjeteve është shkaktuar një trafik i rënduar në autostradë.