Një pakujdesi e drejtuesve të dy automjeteve ka sjellë dhe plagosjen e 5 udhëtarëve.
Burime nga policia bëjnë me dije se aksidenti I rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazdh.
Sipas raportimeve të para mësohet se 5 personat e plagosur ishin duke udhëtuar me dy automjete në drejtime të ndryshme.