Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar duke i cilësuar gënjeshtra dhe mashtrime deklaratat e opozitarëve se shteti nuk ka para që të paguajë rrogat dhe pensionet. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se ekonomia shqiptare është në kolaps dhe mbi 600 mijë pensionistë nuk do të kenë mundësi të marrin pensionet, ndërsa Ylli Manjani tha se qeveria nuk ka paguar 100 mln euro te sigurimet shoqërore.

Në një postim të gjatë dhe shpjegues në faqen e tij në rrjetet sociale, Braçe thotë se detyrimi është 3.6 milionë euro dhe nuk e ka rrezikuar aspak skemën e pensioneve. “Skema e pensioneve, është e shëndetshme, dukshëm e përmirësuar në cdo tregues, përfshirë aftësinë paguese; Paguan cdo qindarkë të pensioneve për cilindo pensionist dhe në kohë” shkruan ai. Debati për cështjen e pensioneve lindi pas pagesave me vonesë të kontributeve shoqërore nga institucionet, më shumë nga sektori privat, por që nuk kanë cënuar pensionet.