Tashmë është bërë i ditur interesimi i Mançester Junajtid për të emëruar në krye ish-trajnerin e Juventusit, Masimiliano Alegri.
‘Djajtë e Kuq’ e kanë nisur kampionatin në mënyrën më të keqe dhe tashmë tekniku Ole Gunar Solskjaer rrezikon seriozisht postin.
Ndoshta, në rast se ekipi humbet sot ndaj Liverpulit, atëherë mund të vijë zyrtarizimi i shkarkimit. Kështu, drejtuesit e anglezëve kanë projektuar Alegrin si të duhurin për t’i besuar skuadrën.
Por, për italianin nuk interesohet vetëm Mançester Junajtid, por edhe klubi i Evertonit.
Edhe Everton gjithashtu nuk ka pasur startin e menduar në kampionat dhe po mendojnë të shkarkojnë trajnerin. Kështu, kanë nisur sondazhet për Alegrin.
Megjithatë, 52-vjeçari duket më shumë i tërhequr për të trajnuar një ekip me emër si Mançesteri, dhe nëse vjen një ofertë nga Evertoni do ta refuzojë në pritje të ‘Djajve’.