Nga ELDA SHABANI

“Veshja është arti im dhe ai art është liria ime.”
Patrick McDonald
Stilisti i vetë-quajtur “Dandy i New York-ut” i kushtohet tërësisht së bukurës dhe kënaqësive të modës dhe stilit.

Anglomania, lidhej me tërheqjen pa kufi për shijen dhe stilin anglez e cila mbërtheu Europën në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe të nëntëmbëdhjetë. Por Anglomania mbi të gjitha ka të bëjë me kulturën e veshjes. Gjeniu i romantizmit i cili u bë gjerësisht i njohur në mbarë Europën në vitin 1774 ne romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter” shohim  imazhin e djalit romantik të veshur me pallto blu të stilit anglez si dhe pantallonat e verdha shoqëruar me një veshtrim melankolik duke përhapur imazhin e të rinjve ëndërrimtarë në të gjithë Europën. Sipas Volterit, babai i Anglomanisë, iluminizmi gjeti shprehjen e saj më të madhe, pasi Anglia ishte toka e lirisë, e arsyes dhe e tolerancës. Personazhi më karizmatik përgjatë shek 18-të John Bull, i cili historia e tij fillimisht u portretizua si lakmitar i pangopur dhe i papërballueshëm. Megjithatë më pas ai doli një figurë heroike, prototipi i një anglezi të lirë. Ndërsa vitet e mëvonshme ai doli në imazhin e një tregtari, artizani ose marinari. I veshur me çizme, pantallona të shkurtra deri poshtë gjunjëve, jelek, shami e lidhur në qafë dhe një pallto të gjatë e ngushtë pas trupit. E përkufizuar nga thjeshtësia, prakticiteti dhe informaliteti, veshja u pa si simboli suprem sartorial i Anglisë. Anglomania reflektohet edhe në ceremonitë mortore. Fustani i mëndafshtë me ngjyrë të zezë, veshur nga mbretëresha Viktoria pas vdekjes Të Princit Albert u kthye si kryefjala e modës për ata që dëshironin të imitonin elitën duke marrë një rëndësi sociale. Më pas e zeza, në Epokën Viktoriane me përparimet teknologjike me rritjen e kapitalizmit dhe demokracisë, ku qëndra e zhvillimit ishte Londra, u krijua klasa e re tregtare. E zeza u bë ngjyra me në modë për meshkuj dhe një nga arsyet pse fitoi një popullaritet të tillë ishte prej termit “dandizëm” i cili u njohë për herë të parë në 1819. Edhe sot e zeza koncepton një gjuhë komplekse pasi për stilistët britanik, veçanërisht atë të Alexander Mcqueen shpreh dashurinë dhe vdekjen, romantizmin dhe nostalgjinë.


Simbolet patriotike janë sjellë së bashku në një spektakël ngjyrash në kostumin prej tre pjesesh i cili i bën jehonë imazhit tipik anglez, ku më pas vet anglezet e kthyen atë në modën e lartë. Po kështu në vitet 1840 monarkia britanike dhe çifti mbretëror Viktoria dhe Princi Albert, ndihmoi në krijimin e një manie Tartan ose Tartamania si pjesë e identitetit Skocez. Sot stilist të markave të luksit si Alexandër Mcqueen apo ekstravagantja Vivienne Westwood, Mclaren rreth viteve ‘70 e kanë sjellë simbolin skocez në një stil më transgresiv, punk rock si dhe avangard.


Nocioni i thjeshtësisë britanike frymëzoi një formë të re të anglofilisë. Anglia ose më saktë Londra u kthye qëndra për modën mashkullore sikurse Parisi për modën femërore. Veshja e tyre përmbante një element proteste, ndaj masakrës së prodhuar nga vulgariteti i demokracisë moderne, por edhe kundër nje shtrese me privilegje të lindura. Kjo është arsyeja pse një xhentelmen ka pasur sukses më shumë për mënyrën e sjelljes së tij sesa të statusit shoqëror. Ky kombinim i veçantë ndërmjet lirisë e individualitetit si dhe tolerancës admiruar nga koha e Volterit e deri më sot përfaqësohet me personazhin më të diskutuar të ikonës të modës mashkullore në Europë, i njohur si Princi i të zezës elegante, Xhorxh Brumel. Brumel, këshilltar i mbretit nuk vinte nga një familje e pasur dhe as shumë e njohur në shoqërinë angleze të kohës, por sillej sikur të ishte lindur nga një familje aristokrate. Ai nuk ishte as artist dhe as filozof. Tek ai dashuria për bukurinë shfaqen si zakon apo stil jetese. Ai u shfaq me shenjat e para të dendizmit, një kult në shoqërinë angleze të periudhës së regjencës. Stili Brumel, në valën e një Anglomanie depërtoi në Francë dhe në Itali ku meshkujt kishin filluar të përvetësonin stilin Anglez si në sjellje ashtu dhe në veshje. Dendizmi nuk ishte kundër shoqerisë borgjeze, por kundër paragjykimeve të shoqërisë dhe ndjekësit e modës apo zakoneve me prirje për homoseksualitet ishte diçka e papranueshme. Poeti francez, Baudelaire besonte se Dandy zotëronte “cilësinë karakteristike të kundërshtimit dhe revoltës. Ishin artistët të parët në shoqërinë perëndimore të cilët përqafuan dendizmin dhe anglomaninë si Charles Baudelaire, Cecil Beaton, Mark Twain dhe Oscar Wilde etj. Ishin ata sepse për një artist ideali i së bukurës është kult i veçantë i jetës që duhet punuar dhe kultivuar. Dhe këtë një Dandy apo një Brumel e shprehte përmes performacës së tij, një figurë e veshur në mënyrë të veçantë që ka përhapur kulturën perëndimore për më shumë se dy shekuj. Ky personazh edhe pse kanë kaluar më shumë se 200 vjet, krijoi stilin bashkëkohorë për meshkuj, i cili ka mbetur i pandryshueshëm edhe sot. Brumel thjeshtoi veshjen e ngarkuar të oborrit mbretëror, hoqi paruken e cila ishte në modë në shekullin me ekstravagant të 17-ës, jakat e ngarkuara e ku u zëvendësuan me këmishat e bardha, kravatën që njohim edhe sot. Gjithashtu u hoqën takat për meshkuj. Ai e ktheu ngjyrën e zezë në uniformë duke krijuar një lidhje të fuqishme midis veshjes, identitetit dhe fantazisë.


Lavjerrësi i modës në shekullin XIX-të nuk pushoi së lëkunduri, por edhe më frenetike bëhet gjatë Epokës së Artë ku në Angli, të gjithë meshkuj mbi moshën gjashtë vjeç duhej të mbanin me ligj kapelen. Ky dekret gjyqësor u shpall me qëllim të nxitjes së tregtisë së kapeleve. Vetë anglezet diktuan kapelet me shumë stile të rëndësishme të cilat tregonin dhe statusin shoqëror. Top Hat, kapelja e zezë e mëndafshtë dhe me shkëlqim, apo Derbi si dhe Republika ishte aksesori më i rëndësishëm për fisnikët britanik. Në art kapelja gentleman u jetësua nga personazhet më të njohur si Charlie Chaplin e në filmat e tij satirik në fillim të viteve 1920 i cili u pasua nga Laurel dhe Hardy disa vjet më vonë. Një anglez sot ende ruan detajet e një kostumi “Brumel” dhe nësë do të rastisni të dëgjoni nga një anglez “Oh, ju keni një kostum të bukur,” kjo do të nënkuptonte se rrobaqepësi juaj ka bërë një punë jo të mirë. Sepse për një anglez, veshja e tij nuk duhet të ulerasë dhe as të vrapojë pas modës, sikurse për një kostum Francez, detajet më të sofistikuara dhe të vogla nuk duhet të duken edhe pse janë. Ndërkohë për një gentleman Italian, i dashuruar pas ngjyrave, kontrasteve, ushqimit dhe fjalës, kostumi është me karizmatik dhe glamour. Magjia e dandizmit qëndron në bashkëveprimin midis temperamentit të dandy-it dhe pamjes së tij duke ndikuar në stil. Këtë mani e shohim edhe në letërsi. Autori i librit Getsbi iMadh, Scott Fitzgerald nëpërmjet personazheve të cilët i ndërtoi jo krejt rastësisht besonte, se veshja për një zotëri është simboli i pushtetit tek i cili duhet të trashegohet brez pas brezit dhe magjinë e saj ti duhet ta zotërosh, sepse mbi të gjitha duhet ta ndjesh e ta duash.

Me të njëjtin adhurim me shkrimtarët e shekullit XIX-të apo edhe Artist të shekullit modern si Man Ray, Cecil Beaton, Andi Warhol, Beatles e shumë të tjerë, të cilët i bën një deklaratë heroike individualizmit si dhe figurës së Dandy-it, shpirtit artistik i cili më shumë se çdo tjetër dëshironte të ishte një vepër gjallë arti.

Cecil Beaton, stage designer and photographer who also lists painting among his accomplishments, poses with some of his work at the press preview of his exhibition of paintings at the Lefevre Gallery, Bruton Street in London, Jan. 25, 1966. The exhibition opens until February 26. (AP Photo)